Maqedoni – Banka Botërore e gatshme të ndihmojë për zbutjen e krizës

“Jemi të përgatitur të ndihmojmë Qeverinë të ballafaqohet me krizën në bashkëpunim të koordinuar me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Qeverisë i kemi ofruar fleksibilitet, gjërësisht nëse ka nevojë të kalohet nga projektet investuese, ndaj përkrahjes buxhetore dhe atë me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tjerë”, theksoi Repnik. “Maqedonia si vënd i vogël nuk ka shumë masa që mund t’i ndërmarrë për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike botërore. Njëra nga masat janë investimet buxhetore, ndërsa tjetra shfrytëzimi i ndihmës së koordinuar nga partnerët ndërkombëtar. Në këtë periudhë të krizës Maqedonia duhet ta përmirësojë konkurrencën, rrethimin afarist që të jetë e përgatitur për periudhën pas krizës”, tha përfaqëuesi i përhershëm i BB në Maqedoni Markus Repnik.

Advertisement