Maqedoni – Arrestohet zv.sekretari i ambasadës shqiptare, kapet me 65 kg heroinë

Mesohet se Haxhiu është kapur me këtë sasi droge, që kap shifrën 650 mijë euro në një makinë me targa diplomatike në Stamboll, në datën 2 maj pas një kontrolli te kryer nga policia turke në makinën e tij. Sasia prej 65 kg heroinë dyshohet se ka qënë për shitje. Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për shtyp njofton heqjen e imunitetit të sekretarit të ambasadës, Agim Haxhiu dhe lirimin e tij nga detyra por nuk jep asnjë deklaratë rreth arrestimit. Në deklaratën e ministrisë thuhet: “Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se z. Agim Haxhiu, ish-Sekretar i Dytë pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, me motivin për braktisje të pajustifikueshme të detyrës që nga data 1 maj deri me datë 6 maj 2009, është liruar nga detyra me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme. Ky vendim si dhe heqja e cdo privilegji dhe imunitet diplomatik i është bërë e ditur zyrtarisht edhe palës maqedonase, si vënd ku ishte i akredituar z. Haxhiu”. Ky nuk ishte rasti i parë i përfshirjes së punonjësve të ambasadave në trafikun e narkotikëve. Disa muaj më parë, shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari u arrestua pasi iu gjet 1 kg kokainë në automjetin me targa diplomatike. Bashkë më shoferin e ambasadës shqiptare, u arrestua edhe një grua shqiptare, emri i të cilës nuk është publikuar nga autoritetet italiane. Arrestimet u kryen gjatë një kontrolli policor në autostradë në dalje të Milanos. Policia i ishte afruar dy shqiptarëve shumë qetësisht, por pyetjeve të tyre dy shqiptarët i janë përgjigjur në mënyrë nervoze. Policia i ka detyruar të dy të hapin bagazhin e makinës, ku u gjet dhe sasia plot 1 kilogramë e kokainës.

Advertisement