Maqedoni – 9 Qershori afati për përgjigje ndaj Greqisë

Gjykata gjithashtu ka vërtetuar 29 tetorin, kur Greqia duhet t`i përgjigjet argumenteve të reja të Shkupit zyrtar. Gjykata në Hagë ka sjellë këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve të Shkupit që t`i jepet afat prej katër muajve për shqyrtimin e përgjigjeve të para të Athinës. Vendimet janë sjellë javën e kaluar në seancën që udhëhiqej nga kryetari i Gjykatës, Hisashi Ovada me përfaqësuesit e Shkupit dhe Athinës, lidhur me procedurën e hapur nga Shkupi kundër Athinës, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995. Kjo padi gjyqësore u ngrit, pas bllokadës greke kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën Euroatlantike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -