Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një tjetër alternativë për t’i dhënë fund luftës kundër lëndëve narkotike. Numri një i Drejtësisë ka propozuar që përveç punonjësve të Policisë së Shtetit në operacionet antikanabis të nxirret edhe ushtria. Ministri Manjani ka pohuar se gjendja është emergjente. “Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaj natyre”, u shpreh Manjani.