Mami “lepurushja”

Ajo ka dashuruar shumë meshkuj, madje edhe në të njëjtën kohë, sepse motoja e saj ishte për të jetuar dhe për të zgjedhur lirisht, sidomos për seksin. Bebe Buell, nëna e Liv Tyler, në nëntor 1974 pozoi për “Playboy” lakuriq dhe pa asnjë siklet. Tashmë revista prestigjoze do të publikojë të gjithë shërbimin fotografik të asokohe, shumë erotik, në të cilën vajza ishte 21 vjeçe. Bebe është një nga vajzat më të famshme, që shoqëronte yjet e muzikës rock në vitet ‘70 dhe ’80. Sa për historitë, nuk i ka munguar asgjë. Ajo kishte një marrëdhënie me George Harrison, Jimmy Page por edhe me Mick Jagger e Rod Stewart, për të mos përmendur këngëtarin e Aerosmith, Steven Tyler (nga lidhja me të cilin lindi Liv, tani aktore e famshme). Modele e suksesshme, Buell ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mrekullueshme me trupin e saj. Ajo kurrë nuk është tërhequr nga fotot nudo dhe kjo është arsyeja përse ka luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e çlirimit të grave.

Advertisement