Disa orë para se të fillonte mbrëmja e madhe, Reese Witherspoon po merrte kurajo nga mesazhet e minutës së fundit që i dërgonte mamaja e saj, Betty Reese.
Ylli i filmit “Wild”, që ishte nominuar për kategorinë “Aktorja më e mirë”, ka publikuar në Instagram disa mesazhe që e ëma i ka dërguar, ku përfshiheshin shumë zemra :).
“Fansja ime më e madhe”, ka shkruar Witherspoon, në mesazhet ku mamaja e saj i uron fat për mbrëmjen e madhe, së bashku me koleget e saj Laura Dern dhe Cheryl Strayed.
Ndër të tjera mami Betty pasi e ka falenderur vajzën e saj për “dashurinë, lumturinë dhe të qeshurat” që sjell në ekran, i ka kërkuar edhe të përshëndesë nga ana e saj Neil Patrick Harris.