Tina Knowles është martuar për herë të dytë, këtë herë në një jaht luksoz ku të pranishëm kanë qenë edhe Beyonce dhe Jay Z!
61 vjecarja është martuar me aktorin 67 vjecar Richard Lawson.
Të gjithë gjatë ceremonisë kanë qenë të veshur me të bardha.
Në jahtin me emrin “Eternity”, kanë qenë rreth 300 të ftuar.
Kjo është martesa e dytë për Tina-n, e cila u divorcua nga ish-bashkëshorti Matthew Knowles në 2011.