Këngëtari dhe aktori kolumbian, Maluma, është bërë baba për herë të dytë.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka ndarë lajmin e lindjes së fëmijës së tij të dytë përmes një fotografie të ëmbël të publikuar në Instagram.
Në fotografinë bardhezi, Maluma shihet duke mbajtur në krahë djalin e porsalindur në spital, derisa përqafohet me partneren e tij, Susana Gomez.
Në përshkrimin e fotografisë, ai zbuloi edhe datën e lindjes së djalit, 14 shtator 2026 si dhe emrin e tij të veçantë: Orion Londono Gomez.
Maluma dhe Susana janë gjithashtu prindër të një vajze, Paris, e cila erdhi në jetë në mars të vitit 2024.
Në atë kohë, këngëtari e kishte ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram dhe kishte shprehur emocionet e tij për ardhjen në jetë të vajzës, duke e cilësuar prindërimin si një nga ëndrrat e tij më të mëdha.
Përtej jetës personale, Maluma ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë dhe aktrim, duke u shndërruar në një nga emrat më të njohur të muzikës latine në skenën ndërkombëtare.


