Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës duke gdhirë dita e sotme në fshatin Alias të Bajzës, në Malësinë e Madhe. Autori i krimit të rëndë quhet Rrok Lekani, 52 vjeç, banues në këtë fshat. Sipas informacioneve paraprake, Lekani e ka vrarë gruan e tij me automatik. Viktima M.Lekani është 41 vjeç dhe pasi është qëlluar, ka vdekur në vend. Ndërkaq, autori i ngjarjes menjëherë pas kryerjes se krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa forcat policore i janë vënë pas duke siguruar kapjen e tij në flagrancë, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe automatikun me të cilin është kryer vrasja. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet ndaj Rrok Lekanit do t’i kalojnë prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.