”Vujanoviç njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve pas zhvillimit të konsultimeve me përfaqësues të partive parlamentare malazeze”, sipas një deklarate të bërë nga presidenca. Parlamenti vendosi të ndërpresë mandatin për t’i mundësuar një mazhorance të re marrjen e detyrës për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të hapura në qershor.