Mal i Zi – Zgedhjet vleresohen pozitivisht nga KE

Procesin e zgjedhjeve te se dieles ne Mal te Zi, Keshilli dhe Komisioni Europian e konsideruan si te lire dhe te ndershem, nje vleresim shume i rendesishem ky per integrimin. Ne nje komunikate per shtyp, perfaqesuesi i larte per politiken e jashtme dhe sigurine ne BE, Havier Solana, pergezoi zhvillimin e zgjedhjeve te lira, qe sipas tij plotesuan rekomandimet e OSBE-se dhe Keshillit te Evropes. “Presim qe qeveria e re te bashkepunoje ngushte per realizimin e reformave drejt BE-se”, tha Solana. Nderksa komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn vleresoi se zgjedhjet nuk paten probleme madhore. Ai shtoi se ne kete vend ku ka konsensus te gjere per integrimin ne Europe, qeveria e re duhet te punoje me opoziten per ta konsoliduar kete konsensus e per t’u bere shembull per rajonin. Zgjedhjet nuk ishin kriter per statusin e kandidatit ne rastin e Malit te Zi, por ky vend duhet te tregoje rezultate ne zbatimin e MSA-se dhe te vijoje reformat ne rrugen drejt BE-se.
Advertisement