Mal i Zi – Pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO

Anëtarësimi për Malin e Zi, mund të kërkojë kohë ndërkohë që vendi me popullsi prej 650 mijë banorësh duhet fillimisht të përmbushë një seri kriteresh të Planit të Punës për anëtarësim në NATO, plan pune për anëtarësim. Si Mali i Zi po ashtu edhe Bosnja janë pjesë e Programit të Partneritet për Paqe, platformë për vendet që shpresojnë anëtarësimin në NATO, aleancë ushtarake e përbërë nga 28 vende anëtare. “Malit të Zi i është plotësuar kërkesa për të qenë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim dhe një mesazh i qartë i është dërguar edhe Bosnje-Hercegovinës”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s. “Bosnje-Hercegovina do të jetë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim pasi të arrijë progresin e nevojshëm në reformat e kërkuara”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp.

Advertisement