Mal i Zi – Dorëzohen pyetësorët mbi statusin e vendit kandidat

Në bazë të këtyre përgjigjeve të dhëna nga Podgorica për 2100 pyetje të detajuara mbi reformat e bëra nga Mali i Zi, Komisioni Europian do të përpilojë rekomandimin e tij në vjeshtë. Kryeministri Gjukanovic dhe komisioneri Rehn thanë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se shpresojnë që Mali i Zi të fitojë statusin kandidat vitin e ardhshëm në mënyrë që të celen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian gjatë vitit 2011. Mali i Zi aplikoi në dhjetor të vitit 2008 dhe komisioneri Oli Rehn dorëzoi personalisht pyetësorin në Podgoricë korrikun e kaluar.

Advertisement