Madonna e ka tejkaluar veten… sërisht. Mbretëresha e Popit ka pozuar topless për revistën Interview për të shoqëruar dhe intervistën e realizuar me David Blaine. Nuk e dimë se ç’janë më surprizuese, fotot apo disa nga përgjigjet e artistes. “Vajza Materialiste” ka folur për gjithçka, që nga Zoti deri tek drogërat e madje ka diskutuar edhe se si këto të fundit mund të të vënë në kontakt me të parin. Veç disa prej përgjigjeve të saj të thella e të pazakonta, fotot në vetvete janë diçka për t’u parë. Realizuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, n’a shfaqin një Madonna provokuese. Është e kotë të përmendim se ajo vazhdon të jetë në super formë.
Blaine i njohur për magjinë e tij, nuk ka humbur rast të pyesë artisten për rolin që kanë luajtur drogërat në jetën e saj, cilët njerëz kreativë ndjek dhe çfarë ndjesie është të dështosh… Madonna ju përgjigj pyetjeve për “The Art Issue” duke zbuluar madje edhe diçka mbi përdorimin e saj personal të drogërave dhe se si mendonte se vihej në kontakt me një fuqi më të madhe.
“Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit konsumojnë drogëra për t’u lidhur me Zotin apo për të arritur një nivel më të lartë të vetëdijes. Vazhdoj të them “duke u lidhur me matricën”. Nëse arrin nivele të larta të vetëdijes, mund t’a realizosh këtë lidhje dhe kjo është arsyeja përse shumë njerëz fillojnë drogërat: duan t’i afrohen Zotit. Por do të ketë një qark të shkurtër dhe ky është iluzioni i drogërave. Të japin iluzionin se po i afrohesh Zotit ndërkohë që të vrasin. Ka qenë një periudhë në të cilën provova gjithçka, por sapo arrija atë nivelin e lartë shpenzoja kohë duke pirë shumë ujë që t’a nxirrja nga sistemi im. Sapo arrija “gjendjen high” fiksohesha për t’a zbrazur jashtë vetes duke thënë OK mbarova tani”,- ka rrëfyer artistja.

Gjatë intervistës këngëtarja ka treguar edhe diçka mbi tipet e njerëzve që pëlqen. Kini parasysh se ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin Holliwood-ian Sean Penn dhe regjizorin britanik Guy Ritchie, ndaj përgjigjia nuk duhet t’ju habisë: “ Tërhiqesha shumë nga njerëzit krijues. Nuk do të jesh personi më i zgjuar në dhomë. Do të jesh më budallai”,- ka thënë ajo.

Advertisement

Duke mos pasur intervistën e plotë mund të shijoni disa nga fotot provokuese të Madonna-s për INTERVIEW… Si ju duken?