Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë në fshatin Gradisht të rrethit të Lushnjes. Zjarri ka rënë në banesën e Bujar Krasniqit 38 vjeç ku për pasojë ka gjetur vdekjen vetë kryefamiljari. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin edhe katër fëmijët e tij por fatmirësisht kanë mundur të dalin pa dëmtime nga banesa. Policia e cila ndodhet në vendngjarje dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme por ende nuk dihen ende shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.