Gjatë fjalës së tij kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, ka theksuar se kjo protestë ashtu sikurse dhe të tjerat të cilat do të realizohen më tej janë për të luftuar një kauz, pasi Berisha po mban peng kutitë e materialeve zgjedhore. “Kemi një vit që luftojmë për transparencë. Berisha nuk ka respekt për popullin shqiptar. Ne jemi këtu për të drejtat tona, pasi Berisha i ka veshët me dyll”, ka deklaruar Ngjela.


