Lushnje – Sot protesta e katërt e opozitës

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga selia rozë, protesta e sotme do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës. Ndërkaq, para pak ditësh, kryesocialisti Edi Rama hodhi thirrjen që sërish një protestë e madhe, si ajo që u zhvillua disa javë më parë në Tiranë, të zhvillohet sërish atje, për të treguar sipas tij sërish forcën dhe këmbënguljen e opozitës në kërkesën e saj të palëkundur për transparencën e procesit të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të tij të votimit. Ajo që do të mbahet sot në Lushnjë është protesta e katërt që do të zhvillohet nga socialistët, pas asaj të mbajtur në Tiranë, Shkodër dhe Berat.

Advertisement