Lushnje – Ruçi, votoni PS për të ndryshuar jetët

Ruçi ka akuzuar kryeministrin Berisha, si fajtorin kryesor për gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhen qytetet e Shqipërisë, ku ka mungesë të madhe punësimi për njerëzit, por gjithashtu ende në vitin 2009, nuk ka ujë e drita 24 orë. Sipas Rucit, skandalet e Berishës dhe nepotizmi, janë tashmë të qarta për të gjithë shqiptarët, ndaj më 28 qershor, shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste, për të ndryshuar jetët e tyre. “Pikërisht në atë shesh, u premtua 24 orë ujë, në Lushnje, dhe përsëri dështoi. Pikërisht, në atë shesh, u premtua një gjimnaz i ri, por nuk u vendos asnjë tull. Përsëri, në atë shesh u premtua çertifikata për pronën dhe sot rrethi i Lushnjës ka 2500 familje pa çertifikatën e pronës.” tha Ruçi.

Advertisement