Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë. Hatixhe Ahmeti ka mbytur djalin e saj Pëllumb Ahmeti, 37 – vjeç.
Ngjarja ka ndodhur natën e së dielës, ndërsa policia u njoftua mesditën e sotme nga nipi i 70 – vjeçares. Viktima dyshohej se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Madje muajt e fundit 37 – vjeçari mësohet se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Nga hetimet paraprake rezulton se ka qenë ky fakt që ka detyruar nënë e tij të ndërmarr këtë akt.