Luizi: Nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e time…

Luiz Ejlli ka marrë një vendim për rrjedhën e lojës brenda ‘Big Brother VIP Albania’.

Pas më shumë se 60 ditë brenda shtëpisë, Luizi bëri të ditur se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij.

Advertisement

Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.

‘Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu’

Olta: Po tërhiqesh, nga Kiara?

Luizi: Pse ha m*t kot?

Ndërkohë, Kiara sqaroi Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në kët formë se nuk është ndjerë keq nga ajo që tha Luizi.

‘Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja’.

Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.

“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj’