Luizi i bindur që këtë javë largohet Kiara: Kam frikë se publiku më do vetëm në “BBV”!

Nominimi “kokë më kokë” i Olta Gixharit me Kiara Titon është tema e javës jo vetëm në publik, por edhe në shtëpinë e “BBV”.

Dalja e Kiarës përballë Oltës në nominim, duket se e ka trembur shumë Luizin. Ky i fundit teksa po afron e shtuna po e përgatit veten për daljen e partneres së tij, ndonëse herë pas here e thotë me zë të lartë që “Kiara nuk del nga shtëpia”.

Advertisement

Teksa po bisedonte së fundmi me Elvisin, Luizi tha se ka frikë se publiku e do atë vetëm në shtëpi dhe jo me Kiarën.

Ai shtoi se njerëzit duan të shikojnë spektakël dhe debate, elemente të cilat i ofron Olta. Elvisi i tha Luizit se Olta është vajzë shumë inteligjente, por loja e saj nuk i pëlqen.

Këtë gjë në fakt, ai e ka shprehur disa herë, duke thënë se Olta aktron shumë dhe e ka marrë shumë seriozisht lojën.