LSI përshëndet miratimin e pr/ligjit “Për Byronë e Hetimit”

Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), përmes nënkryetarit  të grupit parlamentar, Petrit Vasili, përshëndeti të mërkurën miratimin nga qeveria të pr/ligjit “Për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e kuvendit, Vasili, duke e konsideruar draftin mjaft të rëndësishëm, përshëndeti gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e klasës politike në këtë çështje.

Advertisement

Hartimi i pr/ligjit, tha ai, i mbështetur nga misioni OPDAT garanton cilësinë dhe integritetin e projektit. Por, theksoi Vasili, drafti u realizua falë dhe një procesi gjithëpërfshirës e konsensual, duke zgjidhur kështu dhe një shqetësim të ngritur me forcë nga opozita shqiptare për miratimin sa më parë të këtij p/ligji.

“Në këtë mënyrë shqetësimi ynë i përbashkët, i gjithë forcave politike në vend, që nga sot merr një përgjigje pozitive”, tha nënkryetari i LSI-së.