Revista i dedikohet botës së modës, luksit dhe artit. Modelet që hijeshojnë revistën janë Naomi Campbell, Kristen McMenamy, Lara Stone, Daria Werbowy, Natalia Wodianova, Kate Moss, Jeneil Williams dhe Amber Valletta. Ato pozojnë të gjitha nudo, me pjesët intime të mbuluara me strisha, në të njëjtën pozë. Artistët që kanë fiksuar këto bukuri në bardh e zi janë Mert Alas dhe Marcus Piggot, apo njohur si Mert & Marcus. Modelet mund të admirohen që tani në faqen zyrtare të revistës. LOVE MAGAZINE do të jetë një revistë që do të dalë në treg dy herë në vit. Drejtohet nga Katie Grand dhe do të editohet nga Condè Nast UK dhe mendohet të jetë avant guard e modës së lartë.