Revista “Us Weekly” shkruan se aktori 50 vjeçar dhe këngëtarja 44 vjeçare kanë një marrëdhënie së cilës po i përkushtohen seriozisht. Murphy i cili ka 8 fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme është parë edhe gjatë koncertit të Braxton në Los Angeles më 19 shkurt. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe është ndarë nga bashkëshorti Keri Lewis që nga vitit 2009. Nga lidhja e tyre 8 vjeçare kanë dy djem 11 dhe 8 vjeç. Një zëdhënës i këngëtares ka deklaruar se janë miq dhe kanë qenë fansa të punës së tyre për shumë kohë. Por, një burim i revistës zbuloi se fëmijët e tyre janë takuar shpesh dhe gjithçka po bëhet shumë serioze.