Lorik Cana bëhet baba për herë të parë

Duket se parashikimet nuk kanë rezultuar të sakta, pasi sipas thashethemeve të cilat qarkulluan së fundmi, Lorik Cana përflitej se do të bëhej baba në ditën e ndeshjes me Serbinë, por bashkëshortja e kapitenit të skuadrës shqiptare, Monika, lindi fëmijën e parë të çiftit që është një djalë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga klubi i Nantes, që ka lejuar kapitenin e Kombëtares shqiptare, të jetë pranë bashkëshortes së tij në këtë ditë të lumtur për çiftin, duke munguar në seancën e fundit stërvitore.

Advertisement

Emri i djalit të kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit ende nuk dihet.

Cana dhe modelja italiane, u martuan rreth 15 muaj më parë, ku organizuan dhe një festë madhështore në Prishtinë dhe më në fund dashuria e tyre u kurorëzua dhe me lindjen e fëmijës së tyre të parë.