Floriana Garo rikthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e politikës, cilës parti do t’i bashkohet ajo?

Floriana Garo është larguar nga Shqipëria prej disa vitesh, teksa jeton në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Rikthimet në vendin tonë ajo i ka të rralla, ashtu siç ka edhe paraqitjet në jetën publike, që mund të përfshijnë disa intervista në televizion.

Megjithatë duket se Floriana do të vijë sërish në Shqipëri, kësaj radhe për të qëndruar pak më gjatë, ndërsa arsyeja e këtij rikthimi do të jetë krejtësisht e ndryshme nga herët e tjera. Sipas “TiranaPost” modelja dhe moderatorja do të bëhet pjesë e politikës, ndërsa do të përfshihet në fushatën politike të PD-së gjatë kësaj periudhe, deri në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë nuk dihet ende nëse do të jetë thjesht pjesë e fushatës apo po ashtu do të jetë kandidate për deputete në Tiranë.

Advertisement

Në fakt Garo ka folur edhe më parë për politikën në intervistat e saj, duke u shprehur ndër të tjera se sistemi i tanishëm është aq i korruptuar sa e dëmton popullin gjithmonë e më shumë dhe i le njerëzit të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. Po ashtu ajo ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në politikë, për shkak edhe të eksperiencës në Zvicër dhe mesa duket kjo do të realizohet pikërisht tani.