Lori Hoxha, e njohur për mënyrën tepër të rezervuar me të cilën e mban larg vëmendjes jetën e saj private, është rikthyer në qendër të diskutimeve online, këtë herë për një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në një foto të postuar (dhe tashmë të fshirë!) në story-n e Instagramit të saj nga palestra, ku ajo shfaqet së bashku me motrën Sara Hoxha dhe instruktoren, Lori mban veshur një hoodie të zezë të gjerë. Megjithatë, ndonëse veshja është e lirshme dhe e errët, një element bie menjëherë në sy: shishja e ujit që Lori ka në dorë duket sikur “pengohet” nga një bark i rrumbullakosur.

Ajo që i shton edhe më shumë dyshimet është fakti që, nëse fotos i rritet ndriçimi, forma e barkut duket edhe më e theksuar, sidomos në pjesën e sipërme. Duke qenë se Lori njihet për fizikun e saj shumë të hollë, një rrumbullakosje e tillë nuk kalon lehtë pa u lidhur me mundësinë e një shtatzënie.

Në sfond të këtyre aludimeve qëndron edhe fakti që vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin Ervis Bajraktari, pas lajmeve për martesën e tyre. Dyshja morën pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit, së bashku me Sara Hoxhën dhe figura të tjera publike, duke shënuar një nga daljet e rralla të përbashkëta.

Historia e tyre e dashurisë është ndër më diskretet në publik: Lori dhe Ervisi janë lidhur që në kohën kur ishin studentë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë gjithmonë marrëdhënien larg syrit të medieve. Në tetor të vitit 2024 u raportua se ata kishin kurorëzuar lidhjen me një dasmë intime në Meksikë gjatë muajit gusht, e ndjekur më pas nga një tjetër ceremoni në Tiranë në tetor, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit dhe politikës.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga Lori, kombinimi i këtij momenti me fazën e re të jetës së saj ka bërë që shumëkush ta lexojë si një sinjal për një pritje të ëmbël.



