Lori Hoxha flet për eksperiencën e tmerrshme në jetën e saj: “Mendoja se kisha kancer”

Lori Hoxha është një ndër personazhet e njohur të ekranit, e cila asnjëherë nuk ka nguruar të flasë për jetën e saj, përtej Instagram-it. Këtu e kemi fjalën për jetën reale, larg perfeksionit që duket në foto dhe problemeve që çdo njeri mund t’i kalojë në jetë.

Së fundmi, nëpërmjet “Ask Me” në Instagram, ajo ka vendosur që t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me periudhën e errët të jetës së saj, atë kur çdo ditë kalonte kriza ankthi dhe paniku.

Advertisement

Blogerja sqaroi se lidhur me këtë temë, ka vendosur të bëjë edhe një video, por meqë kjo nuk është në planet e afërta, vendosi që fillimisht kuriozitetin e njerëzve ta shuajë me disa përgjigje.

Mes shumë pyetjeve, ku shumë ndjkës të saj tregonin që po kalonin të njejtën situatë duke kërkuar këshilla, Lori tregoi si historinë e saj. Gjithçka kishte nisur ekzaktësisht në vitin 2012, teksa ajo kishte qenë në një sallon bukurie. Në një moment kishte menduar se po kalonte atak në zemër dhe ishte drejtuar menjëherë për në spital. Mirëpo pavarësisht kontrrolleve, askush nuk kishte munduar të zbulonte se nga çfarë vuante. Kjo gjenjde e bëri që të linte shkollën dhe të kalonte një periudhë të tmerrshme, derisa një ditë vendosi që të bëntë një kontroll në Google.

Pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta disa forume për panikun dhe ankthin. Aty gjeta vetveten. Periudha më e keqe ishte viti 2012 dhe vera e kaluar”, ka sqaruar ajo ndër të tjera.

Në vijim, Lori tregoi se përveç gjendjes së shkatërruar emocionale, ajo kishte edhe dhimbje të vërteta fizike. Madje simpomat që i shfaqeshin çdo ditë, e kishin bërë të mendonte se vunate nga kanceri apo turmori në tru.

Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe një 100 simpotma më tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru”.

 

Lori ju bëri thirrje të gjithë personave që po kalojnë të njëjtën gjë, të komunikojnë me personat e dashur, pasi kjo gjë do t’i ndihmojë shumë. Ajo thkesoi se për këtë temë diskuton gjithmonë me motrën e saj të vogël, e cila gjithashtu vuan nga ankthi.

/News31.al/