Ditën e martë, Dortmundi dhe Celtic kishin ndeshjen pë champions League e cila përfundoi me rezultat 7-1.
Tre gola në pjesën e parë u shënuan nga Karim Adeyemi, i cili nuk mund të mos ishte i lumtur.
Pas fitores, ai bëri një deklaratë e cila u bë virale në platformën X.
“Dje gruaja ime ka bërë brokoli, kjo është arsyeja pse”, shkroi ai, teksa pozon në fushën e gjelbërt.
Detaji që bëri lëmsh rrjetin është se Karim iu drejtua Loredanës si “gruaja” e tij. Mos vallë dyshja kanë kurorëzuar dashurinë me martesë?