Londër | Kryeministri Rama takohet me homologun David Cameron

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në 10 Downing Street, ku u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Cameron e uroi Kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin evropian të Shqipërisë.

Advertisement