Liv Tyler sjell në jetë vajzën, Lula Rose Gardner

Aktorja Liv Tyler ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë, dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.  Emri i vajzës është Lula Rose Gardner dhe është fëmija i dytë me të fejuarin David Gardner, me të cilin ka edhe një djalë 17 muajsh, Sailor Gene. Aktorja ka bërë publik lajmin për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram të dielën, duke shpërndarë një foto të anëtares së re të familjes. “Përshëndetje! Vajza jonë e bukur është këtu! Lula Rose Gardner jemi shumë të lumtur dhe zemra po na shpërthen nga dashuria”, shkruan Tyler. Ndërsa Gardner e mirëpret kështu të bijën: “Vajza jonë e mrekullueshme është mes nesh, Lula Rose Gardner. E pabesueshme, e shëndetshme dhe falë Zotit i ngjan mamit të saj! Me të vërtetë i bekuar! Tani puna e vërtetë fillon me trajnimin e vëllezërve të saj më të mëdhenj që të bëhen ninxha dhe truproja të saj”. Tyler dhe Gardner kanë edhe fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme. Aktorja është nënë e Milo 11 vjeç, ndërsa Gardner baba i  Gray-t.

Advertisement