Lajme të reja vijnë nga jeta e Liv Tyler. Ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë.
Aktorja 38-vjeçare, ka publikuar lajmin se ajo dhe i fejuari i saj Dave Gardner, po presin me padurim fëmijën e tyre të tretë.
“O Zot, duket se lejleku na ka viztuar sërisht. Po rris një tjetër bebe Tyler-Gardner në barkun tim. Familja jonë po rritet. Jam shumë mirënjohëse! Të dua”, shkruan ngjitur me foton ku ka vënë dorën mbi bark, aktorja e cila lumturinë e saj e ka ndarë më të gjithë fansat në Instagram.
Vajza e liderit të grupit “Aerosmith”, Steven Tyler, është aktualisht nëna e dy djemve, Milo 11 vjeç dhe Sailor, thuajse 11 muajsh.