Lindsay Lohan vë sërish unazën e fejesës

Lindsay Lohan ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku edhe një herë ka vënë unazën e fejesës që i kishte dhuruar Egor Tarabasov.
Aktorja ka postuar një selfie ku duket më së miri unaza, megjithatë nuk duket se do të kemi një martesë së shpejti pasi unazën e kishte vënë në dorën djathtë dhe jo në gishtin ku mbahet zakonisht unaza e fejesës.
Ndërkaq në gishtin e unazës së fejesës ajo kishte vënë unazën e diamantit që e ka blerë vetë gjatë pushimeve.
Vetëm një muaj më parë 30-vjecarja e akuzoi biznesmenin rus se e tradhëtonte ndërkohë që u përhapën zëra edhe se ajo ishte shtatëzënë.
Shpërthimet e Lohan nisën më 23 Korrik kur ajo nisi të postonte disa mesazhe në rrjete sociale ku aludonte se ai kishte marrëdhënie me një prostitutë.
Ato ditë ndodhi edhe një debat i fortë mes të dyve, ku madje u lajmërua edhe policia pasi Lohan e akuzoi të fejuarin se ishte përpjekur ta vrist atë.
Megjithatë, pasi i bëri publike të gjitha këto, Lindsay kërkoi privatësi në jetën e saj.

https://www.instagram.com/p/BJY_PZQhOZ-/?taken-by=lindsaylohan

Advertisement