Lindsay Lohan shtatzënë?

Një shoqe e ngushtë e saj zbuloi dhe lajmin që është në gojë të të gjithëve ditët e fundit duke u betuar se aktorja i kishte thënë se ishte 7 javëshe shtatëzanë dhe nuk kishte as idene më të vogël se kush ishte babai i fëmijës që pret. Ka ditë që Linsday vret mendjen se kush mund të jetë babai i fëmijës dhe e ka të pamundur t’i drejtojë gishtin dikujt në veçanti. Për t’i bërë ballë kësaj situate aspak të këndshme thuhet se aktorja po informohet me mundësitë që ka për të abortuar. Që nga momenti që u mor vesh lajmi përdoruesit e internetit marrin pjesë në baste ku japin pëlqimin e tyre nëse Lohan do ta mbajë fëmijën apo do të abortojë.

Advertisement