Lindsay Lohan pretendon se gjatë kohës që ka qenë e ftuar në dasmën e miqve të saj në Firence gjatë javës së shkuar, e kanë droguar.
Sipas burimeve, aktorja është larguar para se të përfundonin festimet.
“Ajo u kthye në vilën e saj dhe vraponte lakuriq duke bërtitur se e kishin droguar”, ka thënë burimi.
Megjithatë bëmat e aktores përgjatë katër ditëve në Itali nuk përfundojnë me kaq.
“Gjatë ceremonisë Lindsay po rregullonte thonjtë dhe nuk pushonte së luajturi me celular”, ka thënë një dëshmitar.