Lindsay Lohan ka pësuar një aksident gjatë një shëtitjeje me anije. Ajo është përpjekur të hedhë spirancën e anijes, por spiranca i ka prerë gjysmën e gishtit dhe e ka tërhequr me vete. Madje ajo shpjegon se spiranca i është kapur tek unaza dhe kjo është arsyeja që ajo ra në det. Miqtë e saj kanë kërkuar dhe kanë gjetur gjysmën e gishtit të saj në det. Lohan ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të ngjitur përsëri gishtin e saj dhe më pas ka hedhur një video në rrjetet sociale. Pavarësisht aksidentit, aktorja e ka kaluar me shumë sportivitet këtë ngjarje.