Lindsay Lohan në pritje të një fëmije

Michael Lohan, babai i Lindsey Lohan, ka konfirmuar lajmin se vajza e tij është në pritje të një fëmije pas aludimeve që vetë aktorja bëri publike pak ditë më parë. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi aktorja është ndarë nga i fejuari i saj, Egor Tarabasov, për të cilin ajo ka thënë se ka tentuar ta mbysë. Megjithatë, i ati i Lindsay nuk ka dhënë më shumë informacione sa i përket shtatzënisë së të bijës dhe sa muajshe është ajo. Aktorja është shprehur se i fejuari e ka tradhtuar me një prostitutë ruse dhe se një mbrëmje ai u përpoq ta mbyste, aq sa fqinjët janë detyruar të thërrasin policinë nga të thirrurat e saj. Nëpërmjet një posti në Instagram ajo është shprehur se ndoshta marrëdhënia e saj do të rregullohet, por asaj i nevojitet pak pushim duke kërkuar nga fansat e saj të respektojnë privatësinë dhe duke u shprehur se më e mira do të ishte që ajo dhe i fejuari t’i diskutonin bashkë çështjet personale.

Advertisement