Linda Halimi përfundoi rrugëtimin e saj në “American Idol”, ndonëse u paraqit me një performancë të shkëlqyer.
Këngëtarja nga Kosova u eliminua nga sfida direkte me amerikanen La Porsha. Të dyja konkurentet u përballën për vendin e fundit të mbetur në grupin e 24 më të mirëve që kaluan në fazën tjetër të “American Idol”.
Gjithësesi Linda Halimi mahniti edhe një herë anëtarët e jurisë, të cilët e patën mjaft të vështirë të zgjidhnin mes dy konkurenteve.
Mes lotësh, Linda Halimi mbylli kapitullin për të qenë idhulli i amerikanëve. Shqiptarja nga Kosova u shpreh se tashmë ndihet gati të nisë karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.