Si të hynte ndryshe në moshën 30 vjecare? Lily Allen ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale: duke lyer flokët e saj në ngjyra të ndryshme.
“Nuk jam larg moshës 30 vjecare, një ndryshim i fundit radikal i flokëve”, ka shkruar këngëtarja në fotografinë që ka postuar në Instagram.
Nuk është hera e parë që e shohim Allen me ngjyra kaq të ndricuara në flokë.
Kohët e fundme ajo ka qenë bjonde, më parë në ngjyrë vjollcë me argjend.
Akoma më parë këngëtarja kishte flokë të kuqe. Dhe jo vetëm kaq, në gamën që ajo ka provuar në flokë janë përfshirë edhe roza, e verdha neon e të tjera.
Ndërkohë që flokët e saj i ka ngjyrë gështenjë të errët.
Tashmë mbetet vetëm një pikëpyetje: Do të jetë vërtetë ky ndryshimi i fundit i flokëve të Lily Allen?