Ligj i ri për influencerët shqiptarë: Nëse nuk regjistrohesh në QKB, mund të humbasësh llogaritë në rrjete sociale.

Monday, January 19, 2026

Çdo bloger apo influencer që siguron të ardhura përmes përdorimit të rrjeteve sociale konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në llogarinë e tij/ saj të dhënat bazë, përfshirë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Sipas një ndryshimi të bërë në ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” veprimtaria ekonomiko-tregtare përfshin edhe veprimtarinë e ushtruar përmes internetit.

Nëse të dhënat e lartpërmendura nuk publikohen prej personave përkatës, administrata dërgon një njoftim zyrtar ndaj publikimit të tyre.

Koha e përcaktuar për ndjekjen e udhëzimeve është 15 ditë dhe nëse ky afat shkelet, administrata tatimore i kërkon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP), bllokimin e përkohshëm të llogarisë përmes së cilës ushtrohet aktiviteti.

Pak muaj më parë qeveria monitoroi llogaritë e rreth 100 influencërve e mediave online. Dyshohej se prej tyre nuk ishin paguar detyrime prej 33 milion eurosh të përfituara nëpërmjet platformave të Facebook, Instagram, YouTube, Google, TikTok e PayPal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -