Libri i Michelle Obama më i shituri këtë vit në SHBA

“Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit.

Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada.

Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten.

Shtëpia botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut.

Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si Zonja e Parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, Barack Obama./ATA