Ajo ka publikuar një foto të marrë nga libri që do të publikohet në mes të 2011-ës, ku duket rrëzëllitesë, me një palë syze me gura dhe një dekolte marramendëse. Dita ka deklaruar se gjithnjë ka dëshiruar që të publikojë këtë libër për t’u dhuruar këshilla bukurie të nevojshme femrave, si të trukohen dhe të jenë glamour pa shpenzuar shumë. “Unë nuk shkoj tek parukieri kur kam nevojë të sistemoj krehjen. E bëj gjithçka vetë, madje dhe lyerjen e flokëve. Dua t’i bëj të kuptojnë të gjitha femrave se mjafton vetëm pak organizim dhe shpirt praktik për të rezultuar glamour”,- ka thënë Dita Von Teese.