Librazhd – Rama: vendi sundohet nga korrupsioni

Këto janë fjalët me të cilat është shprehur para bazës socialiste në Librazhd, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në takimin e radhës në kuadrin e një turi që ai ka ndërmarrë në rrethet e vendit. “Mjafton vetëm papunësia për të përmbysur qeverinë, pasi aktualisht janë mbi 1 milionë njerëz të papunë në këtë vend”, u ka bërë ai thirrje socialistëve të Librazhdit. Ndër të tjera Rama ka shtuar se beteja për lirinë e zgjedhjeve, mbetet me rëndësi, për të mos hequr kështu dorë nga transparenca e zgjedhjeve, që siç ka shprehur edhe në takimet pararendëse në rrethe të ndryshme, është një kauzë së cilës selia rozë do t’i shkojë deri në fund. “Nuk duhet të ketë qeveri sundimtare. Vendi nuk po qeveriset, por sundohet nga korrupsioni, ndërsa ekonomia është e drejtuar nga një grup njerëzish”, tha më tej Rama. Duke u bërë thirrje socialistëve të Librazhdit të protestojnë atë që ai e quajti “kryeministër borxhli”.

Advertisement