Libi | Vijojnë sulmet e koalicionit shumëkombësh, hidhet poshtë armëpushimi

alt

Shtetet e Bashkuara, që po ndërmarrin sulme ajrore në koalicion me Britaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe vendet e tjera, thanë se fushata ajrore po funksionon dhe se tani efektivisht është vendosur zona e ndalim-fluturimit mbi territorin e këtij vendit të Afrikës Veriore. Shtetet e Bashkuara, gjithashtu e kanë hedhur poshtë armëpushimin e deklaruar nga regjimi i Gadafit, duke thënë se armëpushimi i dyshuar është shkelur nga trupat e Gadafit, menjëherë pasi ishte shpallur. Ndërkohë shpërthimet kanë kapluar kryeqytetin Tripoli, ndërsa zyrtarët e regjimit të Gheddafit thanë se ndërtesa e tij personale ishte goditur dhe dëmtuar rëndë nga një sulm i qartë ajror.

Advertisement