Libi | Shkon në 84 numri i viktimave

Pjesa kryesore e fatkeqësive kanë ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, në Benghazi, ku 35 trupa ndodhen vetëm në morgun e një spitali dytësor. 15 viktima të tjera janë konfikuar në qytetin e tretë më të madh, Al-Bajda. Policia ka qëlluar mbi turmat me plumba të vërtetë, disa herë pa paralajmërim dhe pa lëshuar më parë gaz lotjsellës apo gjuajtje me plumba gome. Libia drejtohet prej 42 vitesh nga gjenerali Muammar Gaddafi, i cili ka hequr dritat dhe ndaluar aksesin në rrjetet shoqërore e kanalet televizive “armiqësore”, në zonat e prekura nga lëvizjet anti-qeveritare.

Advertisement