Bahrein | Opozita refuzon ofertën e Mbretit për bisedime

Antarë të lartë drejtues të partisë Uefaq, një grup që përfaqëson shumicën shiite të popullësisë, kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe tërheqjen e ushtrisë nga rrugët e kryeqytetit Manama, si kushte paraprake për t’u ulur në bisedime. Uefaq-i e bëri të ditur qëndrimin e tij gjatë mëngjesit, nëpërmjet një komunikate zyrtare, e shpërndarë edhe në rrjetet ndërkombëtare të lajmeve. Bahreini është vendi i fundit arab që është tronditur nga protestat. Katër protestues u vranë nga forcat e sigurisë ditën e Enjte. Trupat hapën zjarr në manifestimin e realizuar gjatë varrimit të tyre, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 50 personave. Gjatë mbrëmjes së fundit ishte mësuar se Mbreti Hamad, i kërkoi djalit të tij më të madh, Princit të Kurorës Salman, që të niste një debat mbarëkombëtar, për zgjidhjen e krizës politike.

Advertisement