Lidhur me këtë çështje, ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, deklaroi se po diskutohet shumë seriozisht dhe për përpjekjet e udhëheqësve në Këshill dhe për një varg aksionesh. “Ne besojmë se aksionet e ndërmarra mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve. Këtu përfshihet diskutimi për zonën e ndalim-fluturimit. Por, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se ne na duhet të jemi të përgatitur të planifikojmë hapa, që përfshijnë, dhe me gjasë, shkojnë edhe përtej zonës së ndalim-fluturimit”, theksoi ajo. Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë bërë thirrje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të imponoj zonë të ndalim-fluturimit. Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë të vetos, janë shprehur të rezervuara lidhur me çfarëdo ndërhyrje ushtarake.