Libi | Gheddafi mohon të jetë arratisur drejt Nigerisë

alt

Në një mesazh zanor të transmetuar nga televizioni Al Rai, me qendër në Damask të Sirisë, kolonel Gheddafi tregoi forcën duke ripërsëritur se NATO do ta humbë këtë betejë kundër tij, pasi burimet e tij materiale nuk do ta lejojnë të vazhdojë ndërhyrjen ushtarake në Libi. “Ne jemi gati në Tripoli të shumëfishojmë sulmet kundër minjve, siç i quan ai kryengritësit libianë, dhe mercenarëve që s’janë gjë tjetër veçse një bandë qensh”, deklaroi Gheddafi. Ndërkohë më herët disa prej përgjegjësve të regjimit të Gheddafit të kapur pak ditë më parë treguan vendndodhjen e një varri masiv ku ishin groposur 1300 kufoma të të burgosurve politikë të vrarë me urdhër të kolonelit në vitin 1996 në burgun Abu Salim në kryeqytetin libian, Tripoli. Masakra është denoncuar nga organizatat e të Drejtave të Njeriut Amnesty International dhe Human Rights Uatch.

Advertisement