Ai ka thenë se Libia është vendi i tij ndërsa protestuesit po i shërbejnë së keqes. “Do qëndroj si një martir deri në fund” është shprehur ai. Gedafi ka thënë se nuk mund ta lërë vendin e tij dhe njëherë ka cilësuar protestuesit si jo humanë. Ndër të tjera, udhëheqësi i Libisë ka thënë se imazhi i vendit të tij është i shkatërruar. Ndërkaq, Zëdhenësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, ka dënuar “masakrën” e qytetarëve të Libisë nga regjimi i Moamer Gadafit. Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë regjimin e Gadafit për vrasjen e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij.


