Libi | Al Kaeda nxit luftën kundër Gheddafit

alt

Ky është reagimi i parë i Al Kaedës pas akuzave të Gheddafit se organizata e drejtuar nga Osama Bin Laden ishte përgjegjëse për nxitjen e revoltave të armatosura në Libi. Mesazhi është transmetuar në internet nga Abu Jahia al-Libi, një prej njerëzve më të afërt të Bin Ladenit. Në mesazh thuhet se nëse kryengritësit do të humbasin luftën kundër Gheddafit, atëherë çmimi që ata do të paguajnë do të jenë të tjera dekada me dhunë dhe padrejtësi, të njëjta si ato që kanë përjetuar dekadat e kaluara. “Kujdesuni që të mos braktisni armët tuaja”, thuhet ndër të tjera në mesazhin video të Al Kaedës. “Libianët duruan për 40 vite regjimin e Gheddafit, i cili i shfrytëzoi dhe e përdori popullin e vet si eksperiment”, thekson Al Libi.

Advertisement